Telegrafi

Morena Taraku kujton nënën e ndjerë për 8 Mars: Nëse trëndafilat rriten në parajsë, le të vendosën në krahët e nënës sime

Morena Taraku (Foto: Instagram)

Sot (e hënë) në gjithë botën shënohet Dita e Gruas apo 8 Marsi.

Në këtë ditë të rëndësishme, këngëtarja shqiptare Morena Taraku, ka kujtuar të ëmën e cila nuk jeton prej shumë vitesh.

Ajo i ka bërë një dedikim prekës përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në InstaStory.

Morena Taraku (Foto: Instagram)

“Nëse trëndafilat rriten në qiell, Zot të lutem zgjedh një tufë për mua. Vendosi në krahët e nënës sime dhe i thuaj që janë nga unë. I thuaj që e dua dhe më mungon shumë. Urime Ditën e Nënave”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Dedikimet e artisteve shqiptare për Ditën e 8 Marsit

Dita e Gruas ndërkaq për herë të parë u kremtua në vitin 1910.

8 Marsi festohet për të reflektuar për rolin e femrës në shoqëri dhe për çështjet kritike që ende ekzistojnë.

Konsiderohet si një ditë e cila kujton arritjet shoqërore, ekonomike e politike të grave në botë. /Telegrafi/