Sot (e hënë) në gjithë botën shënohet Dita e Gruas apo 8 Marsi.
Në këtë ditë të rëndësishme, këngëtarja shqiptare Morena Taraku, ka kujtuar të ëmën e cila nuk jeton prej shumë vitesh.
Ajo i ka bërë një dedikim prekës përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në InstaStory.
“Nëse trëndafilat rriten në qiell, Zot të lutem zgjedh një tufë për mua. Vendosi në krahët e nënës sime dhe i thuaj që janë nga unë. I thuaj që e dua dhe më mungon shumë. Urime Ditën e Nënave”, ka shkruar ajo.
Dita e Gruas ndërkaq për herë të parë u kremtua në vitin 1910.
8 Marsi festohet për të reflektuar për rolin e femrës në shoqëri dhe për çështjet kritike që ende ekzistojnë.
Konsiderohet si një ditë e cila kujton arritjet shoqërore, ekonomike e politike të grave në botë. /Telegrafi/