Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku ka qenë shumë e përfolur muajve të fundit.
Lidhja me modelin iranian, Sasha Tobhani, bëri që Taraku të shndërrohet në një prej emrave më të përfolur në media.
Ka tash e sa kohë që ajo gjendet shpesh në Turqi, ndërsa ka treguar së fundmi se ky është destinacioni që ka zgjedhur për të jetuar.
Në një anketë të zhvilluar për fansat në rrjetin social Instagram, këngëtarja dhe modelja e njohur ka treguar shumë detaje nga jeta e saj.
E pyetur se cili është vendi ku po jeton, ajo ka prezantuar flamurin e Turqisë, duke treguar kështu vendbanimin e saj të tanishëm.
Ndërsa në pyetjet se a di turqisht? Ajo u përgjigj duke thënë se ka filluar të mësojë.
Tutje, e pyetur nga fansat se pse është shteti turk, vendi që ka zgjedhur për të jetuar, ajo tregoi se është një projekt filmik që po e mban atje.
“Jam duke punuar në një film, po ashtu më pëlqen shumë”, ka shkruar Morena Taraku në përgjigjen ndaj fansit. /Telegrafi/