Telegrafi

Morën shumë yje nga Evropa, por tani Arabia Saudite refuzon një lojtar nga kontinenti i vjetër

Arabia Saudite është aktualisht më e përfolura sa i përket afatit kalimtar veror, pasi tashmë kanë afruar shumë yje nga futbolli evropian.

Pasi transferuan Cristiano Ronaldon në janar, që aktualisht luan te Al Nassr, shumë yje të futbollit në kontinentin e vjetër kanë ndjekur rrugine  tyre.

Por, sipas asaj që raporton talkSport, tashmë ka një lojtar që është refuzuar nga Fondi i Investimeve Publike.

Lexo po ashtu Te Manchester United ishin përgatitur për më të keqen nëse Greenwood rikthehej në ekip

Mason Greenwood nuk do të transferohet tek asnjë klub arab, pasi ekziston frika se ai mund të dëmtojë imazhin e tyre.

Sulmuesi anglez është lojtar i lirë, pasi Manchester United vendosi përfundimisht mos ta kthente në skuadër.

Kjo ndodhi për shkak të një proteste të brendshme që hasi klubi, shkaku i akuzave që kishte Greenwood për përdhunim seksual, sulm dhe mbajtje e detyrueshme, edhe pse u lirua nga të gjitha në muajin shkurt të këtij viti. /Telegrafi/