Site icon Telegrafi

Morën me forcë një person dhe e dërguan në pyll – tre të arrestuar në Prizren

Foto: Ilustrim

Tre persona janë arrestuar në Prizren, pasi që dyshohet se të njëjtit në një fshatë të kësaj komune kishin marrë me forcë viktimën mashkull kosovar dhe e kanë dërguar në pyll.

Të arrestuarit janë F.Sh. viti i lindjes 1998, A.Sh. viti i lindjes 2001 dhe D.Sh. viti i lindjes 2003, të cilët me viktimën ishin nisur në drejtim të Prizrenit.

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Gjatë kontrollit të veturës së personave të dyshuar, është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë e tipit EKOL e kalibrit 9 mm e cila do të përdoret si provë për Gjykatën.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit tre të dyshuarit janë ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim pennal për veprat penale ‘’Privim kundërligjshëm i lirisë’’, ‘’Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar të armeve’’, ‘’Kanosje’’ dhe ‘’Lëndim i lehtë trupor’. /Telegrafi/

Exit mobile version