Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, beson se Stefano Pioli do t’u japë përparësi ndaj Milanit.
Trajneri i ri i Nerazzurrëve do të debutojë në Derby della Madonnina të dielën, pasi ka zënë vendin e Frank de Boerit.
“(Trajneri i Milanit, Vincenzo) Montella ka dëshmuar se mund të rezultojë i suksesshëm”.
“Megjithatë, Pioli duhet të ketë përparësi, sepse ndryshimi i trajnerëve zakonisht sjell fat. Nuk është ndeshje e lehtë për të, është takim i vështirë që në fillim”.
“Ai është person i mençur, i cili i drejton mirë skuadrat e tij. Është gjithmonë një ndeshje fascinuese dhe është padyshim e veçantë”, ka deklaruar Moratti. /Telegrafi/