Telegrafi

Moratti: Messi nuk largohet nga Barcelona, kisha mundësi t’i blija Ronaldon dhe Dybalan

Massimo Moratti e pranon që Lionel Messi nuk do të largohet nga Barcelona, ndërsa është ndalur të flas edhe për shumë gjëra

Ish presidenti i Interit, Moratti, ka bërë një fushatë të madhe që ta sjell Messin te Interi, por tani e pranon se nuk ka asnjë shans.

“Ai është ëndrra e të gjithëve. Edhe sot ai është më i miri në botë, por ai nuk po largohet nga Barcelona”, ka thënë ish-pronari i Nerazzurrëve.

Tutje Moratti u ndal të flas për Cristiano Ronaldon dhe Paulo Dybalan, dhe se a ka pasur mundësin të kalojnë te Interi.

“Ronaldo? [Luisito] Suarez ma rekomandoi atë, por ai ishte shumë i shtrenjtë”.

“[Erick] Thohir më rekomandoi Dybalna kur ishte akoma në Palermo Ai është një lojtar që më pëlqen shumë, ka gjithçka për t’i fituar zemrat e njerëzve”.

Moratti u pyet për krahasimet mes Antonio Contes dhe Jose Mourinhos, ndërsa u ndal të lfas edhe për talente si Lautaro Martinez, Sandro Tonali dhe Erling Haaland.

“Është e vështirë të bësh krahasime midis trajnerëve. Ata janë dy profesionistë shumë seriozë që punojnë me intensitet të madh”.

“Ata vërtet besojnë në veten e tyre. Conte e vë shpirtin dhe po shkon mirë. Unë kam shumë besim tek ai”.

Antonio Conte (Foto: FC Inter EN/Twitter)

“Martinez te Barcelona? E gjitha varet nga ajo që Lautaro dëshiron të bëjë. Kam lexuar që Barcelona po i bën atij disa oferta të mëdha, për të cilat është e vështirë tu thuash jo”.

“Tonali është një lojtar i shkëlqyeshëm, por ne kemi Sensin. Do të kisha dashur të marr Haalandin, por tashmë kemi Lukakun”, ka thënë Moratti. /Telegrafi/