Massimo Moratti mendon se Interi mund të mposht Napolin dhe të shkojë në luftë për Scudetto pas fitores 3-2 kundër rivalëve të Milanit në “Derby della Madonnina”.
Het-triku i Mauro Icardit ia solli fitoren dramatike Interit në “Derby della Madonnina”, duke ia mundësuar diferencën prej 10 pikësh larg nga Rossonerët.
Kjo fitore e madhe vjen vetëm një javë para ndeshjes ndaj liderit, Napolit, që udhëheqin kampionatin me dy pikë më shumë, por Moratti mendon se Interi mund ta mposht edhe Napolin dhe të luftoj për Scudetto.
“Si President, kam shikuar Interin me një tension të veçantë. Ndoshta kam vuajtur më shumë”, ka thënë fillimisht Moratti për Rai Radio.
“Dje (e diel) ndjeva më shumë si një tifoz se kurrë më parë. Loja ishte interesante dhe mposhtja e Milanit është gjithmonë e veçantë”.
“Është përplasja që njerëzit e Milanos ndjejnë më shumë, pavarësisht nga tabela”.
“Parashikimi me Napolin? Ata janë shumë të mirë, por në të njëjtën kohë, Interi filloi në heshtje dhe më dha përshtypjen e të qenit më shumë një ekip”.
“Interi mund të kalojnë Napolin dhe të shkojnë për fitimin e Scudettos”.
“Spalletti apo Mourinho më i mirë? Krahasimet janë të vështira. Ata janë dy njerëz të ndryshëm, edhe pse Spalletti është një person i madh”, përfundoi ish-presidenti legjendar i Interit. /Telegrafi/