Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka thënë se Silvio Berlusconi ka bërë revolucion në futbollin italian me Milanin e tij.
Pasi që u kuptua se Milani është shitur zyrtarit pas 31 vitesh nën menaxhimin e Berlusconit, kanë filluar edhe fjalët e mira për ish-presidentin e klubit.
“Berlusconi ka qenë protagonist për shumë vite”.
“Ai krijoi entuziazëm dhe ofrojë shumë gjëra të reja, është revolucionar në futbollin italian. Një epokë shumë e rëndësishme është mbyllur”.
“Do të ketë ende nostalgji, pasi asnjë profesion nuk ta jep këtë adrenalinë”, ka thënë Motratti.
Moratti sikurse Berlusconi është dorëzuar duke e shitur Interin vite më parë. Dy prej klubeve më të mëdha në Itali tani janë në duar të kinezëve. /Telegrafi/