Telegrafi

Moratas nuk i intereson Reali

Sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata, tash e një kohë është duke u përfolur për një rikthim të tij në Santiago Bernabeu.

Ndeshja me Turqinë e vlefshme për Euro 2016 është fokusi i vetëm i sulmuesit të Juventusit.

Kampionati Evropian dhe kombëtarja spanjolle është krejt ajo çka ka në mendje sulmuesi i ri dhe jo rikthimi i tij tek Real Madrid.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

“S’po mendoj për atë, s’mund të rri në telefon tërë ditën për të parë çka po flitet. Nuk më intereson tash asgjë. Më tej do të shohim”, deklaroi Morata.

Qendërsulmuesi spanjoll ka komentuar ndeshjen e ardhshme të Furisë së Kuqe me Turqinë, ku ka thënë se ata mund të jenë tepër të rrezikshëm nëse luajnë si kundër Çekisë. /Telegrafi/