Site icon Telegrafi

Morata u tregon shokëve se do të shkojë në Ligën Premier

Fansat e Chelseat mund të gëzohen pasi që gjatë verës mund të marrin një sulmuesi siç është Alvaro Morata.

Sulmuesi i Real Madridit, iu ka thënë shokëve të tij se gjatë verës do të transferohet në Ligën Premier, ku Chelsea ka përparësi, por nuk përjashtohet as Arsenali.

Flitet prej javësh që Antonio Conte ka vërë kontaktet me sulmuesin dhe e pret në Stamford Bridge.

Për këtë do të kujdeset Conte që t’i bëjë vend lojtarit duke larguar Diego Costan dhe Michy Batshuayin.

Lojtari ka gjasa të jetë i Chelseat, pasi Arsenali në vitet e fundit është mposhtur shpesh nga ‘the Blue’ në afatin kalimtar dhe rasti i fundit ishte ai i N’Golo Kantes që zgjodhi Chelsean. /Telegrafi/

Exit mobile version