Site icon Telegrafi

Morata tregon se sa telefonata në ditë kishte verës

Pas tre golave të shënuar në Kampionatin Evropian për Spanjën, Alvaro Morata, sulmuesi i atëhershëm i Juventusit, ishte vërshuar nga ofertat.

Edhe pse Real Madridi e kishte bërë të qartë që do të rikthente Moratan duke paguar klauzolën prej 30 milion eurosh ndaj kampionit të Serie A, shumë klube të tjera shpresonin që madrilenët do të ishin të interesuar për të shitur sulmuesin.

”Ishte një periudhë e vështirë për mua në Evropian sepse kisha pesë apo gjashtë telefonata çdo ditë nga vende të ndryshme”, potencon Morata.

Lexoni të gjitha lajmet rreth TRANSFERIMEVE

”Isha mjaftueshëm i fokusuar dhe sillesha në mënyrë profesionale, dhe falë kësaj, menaxhova situatën”.

Skuadrat si Chelsea, Manchester United, Arsenal dhe madje Atletico Madrid ishin të lidhura me Moratan, që së fundmi shënoi edhe golin e tij të parë për Real Madridin në La Liga që nga rikthimi i tij këtë sezon.

Exit mobile version