Telegrafi

Morata thyen një rekord spanjoll me transferimin te Chelsea

Alvaro Morata është konfirmuar si lojtar i Chelseat.

Ky i fundit ka zyrtarizuar marrëveshjen me skuadrën e Real Madridit, ndërsa lojtari pritet të kaloi testet mjekësore gjatë 48 orëve.

Futbollisti pritet t’i kushtoj skuadrës londineze mbi 80 milionë euro, e cila e bën lojtarin më të shtrenjtë spanjoll.

Theksojmë se Chelsea i pagoi Liverpooli për shërbimet e Fernando Torres 58 milionë euro në vitin 2011 ndërsa Gaizska Mendieta i ka sjell Valencias rreth 48 milionë me rastin e kalimit te Lazio në vitin 2001.

Kujtojmë se futbollisti më i shenjtë në histori të futbollit është Paul Pogba, i cili Manchester Unitedit i ka kushtuar 105 milionë euro, të cilat kanë shkuar në llogarinë e Juventusit. /Telegrafi/