Site icon Telegrafi

Morata thyen heshtjen dhe flet për të ardhmen e tij

Alvaro Morata ka vendosur për të ardhmen e tij dhe qëllimi është të mbetet te Atletico Madrid.

Sulmuesi spanjoll ka qenë në qendër të mediave sa i përket të ardhmes së tij pasi ofertat nuk munguan.

30-vjeçari ishte prioritet i skuadrave të mëdha italiane si Roma, Juventus e Inter, por asnjëra nuk arriti transferimin e tij.

Lexo po ashtu Atletico Madrid i njofton skuadrat italiane me çmimin e Alvaro Moratas

Edhe në Arabi e donin spanjollin, por oferta e duhur nuk ka ardhur dhe Morata duket se do të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll.

Ka qenë vet sulmuesi që ka folur për të ardhmen e tij, duke thënë se po mendon vetëm për Atleticon dhe se nuk mund t’i ndalë fjalët që e lidhin me shumë klube.

Lexo po ashtu Interi heq dorë nga ndjekja e Moratas në favor të Balogun

“Po punoj me Atleticon dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e tyre. Zërat për një largim të mundshëm? Epo, nuk mund t’i kontrolloj lajmet gjatë afatit kalimtar”.

“Unë për momentin mendoj vetëm për Atletico Madrid dhe dua të përmirësohem dhe të luaj për këtë klub”, u shpreh Morata.

Morata ka kontratë me Atletico Madridin deri në verën e vitit 2024. /Telegrafi/

Exit mobile version