Telegrafi

Morata thyen heshtjen dhe flet për interesimin e Milanit dhe Romës

E ardhmja e Alvaro Moratas vazhdon të jetë e paqartë, nëse do të mbetet te Atletico Madrid apo do të largohet në verë.

Sulmuesi spanjoll ka kontratë me Los Colchoneros deri në verën e vitit 2024 dhe ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdoj kontratën.

Dy gjigantët italianë, Roma dhe Milan janë duke kërkuar transferimin e spanjollit në Serie A, me Moratan që në dy periudha ka qenë pjesë e Juventusit.

30-vjeçari ka thyer heshtjen dhe ka folur për interesimin nga dy skuadrat italiane, duke thënë se deri më tani nuk ka dëgjuar asgjë dhe se nuk ka biseduar me menaxherin e tij.

“Betohem që nuk kam dëgjuar asgjë nga këto gjëra. Kam kontratë që më lidh me Atleticon deri më 30 qershor 2024”.

Lexo po ashtu Milan dhe Roma duan transferimin e Alvaro Moratas

“Menaxheri im nuk më ka thënë asgjë të paktën për tani. Pastaj, dihet se janë gjërat në futboll, sidomos në botën e tregut të transferimeve”.

“Nëse në verë do të krijohen situate atë favorshme për të lëvizur, si për klubin shitës dhe për atë blerës, ndoshta mund të lëviz. Por e përsëris, unë për momentin nuk di asgjë”, deklaroi Morata. /Telegrafi/