Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata ka rënë dakord për kushtet personale me Barcelonën përpara një lëvizjeje të mundshme në afatin e janarit apo të verës.
29-vjeçari spanjoll nuk e ka bindur trajnerin Massimiliano Allegri këtë sezon dhe ai duket i destinuar të largohet nga Bianconerët në afatin kalimtar të muajit të ardhshëm, me skuadrën torineze tani në kërkim të një zëvendësuesi.
Siç raportohet nga gazetari Romeo Agresti, Morata ka rënë dakord për një kontratë 18-mujore me Barcelonën, që do të thotë se klubi katalunas tani duhet të gjejë një marrëveshje me Juventusin përpara se një marrëveshje të mund të përfundojë.
Juventusi dëshiron të gjejë një zëvendësues për sulmuesin 29-vjeçar spanjoll përpara se të bie dakord për një marrëveshje, me opsionet aktuale që janë Mauro Icardi i Paris Saint-Germain dhe Pierre-Emerick Aubameyang i Arsenalit.
29-vjeçari Morata, i cili iu bashkua Juventusit në shtator 2020 në një marrëveshje huazimi dyvjeçare me opsion blerjeje të bashkangjitur, ka bërë 23 paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon, për një total prej 1579 minutash.
Deri tani, ai ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë tre asistime duke bërë një sezon relativisht pozitiv. /Telegrafi/