Telegrafi

Morata do të largohet nga Chelsea, e ardhmja mes Italisë dhe Gjermanisë

Morata gjeti golin pas tre muajve në Ligën Premier

Alvaro Morata është duke kaluar ditët e fundit si futbollist i Chelseat.

Sulmuesi spanjoll nuk ka arritur të ambientohet në Ligën Premier ku në disa ndeshje ka përfunduar edhe në bankën rezervë.

Mediat angleze kanë bërë të ditur se klubi tanimë është pajtuar ta lë të lirë të largohet spanjollin.

Por ish-kampionët e Anglisë janë duke pritur një ofertë mbi 60 milionë euro për lojtarin.

Morata (Getty Images)

Chelsea kishte shpenzuar 66 milionë euro për spanjollin i cili ka shënuar vetëm 15 gola në të gjitha garat.

Ish-skuadra e lojtarit, Juventus mbetet favoriti kryesor për transferimin e tij.

Por së fundmi në garë është futur edhe gjiganti gjerman Borussia Dortmund që po e dëshiron lojtarin.

E ardhmja e 25-vjeçarit mbetet mes kampionatit italian ku ka shkëlqyer dhe atij gjerman. /Telegrafi/