Telegrafi

Morata te klubi londinez para fillimit të Kampionatit Evropian

Numri i klubeve të interesuara për Alvaro Moratan është gjithmonë në rritje.

Sipas Daily Telegraph, interesimi i Chelseat për yllin e Juventusit është duke u bërë gjithmonë e më serioz.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Blutë kanë kontaktuar Zonjën e Vjetër, por edhe Real Madridin pasi dëshirojnë të mbyllin këtë operacion për fillimit të Kampionatit Evropian.

Çmimi i Moratas është rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/