Telegrafi

Morata te Barcelona? Vetëm dy lojtarë deri më tani kanë arritur të luajën për tri klubet më të mëdha spanjolle

Barcelona nuk e ka thënë fjalën e fundit në këtë afatin kalimtar dimërore. Pasi mori Ferran Torresin, trajneri Xavi duket se ka interesimi për Alvaro Moratan.

Interesimi i katalanasve për sulmuesin e Juventusit është i vjetër dhe vije që nga koha kur Josep Maria Bartomeu ishte në krye të klubit, por marrëveshja nuk ishte arritur.

Nuk duket se tani këtë vit do të jetë një operacion më i thjeshtë se atëherë, nisur nga problemet financiare të klubit.

Mbi të gjitha, Barcelona duhet të bëjë hapësirë për pagën e tij brenda masës së lejuar që mbetet e ngushtë.

Megjithatë, ka lëvizje nëpër zyrat e klubit për ta provuar. Pra, çfarë do të ndodhte nëse marrëveshja do të arrihej?

Tani për tani, Alvaro Morata do t’i bashkohej një grupi të zgjedhur që sot ka vetëm dy anëtarë. Ky grup është i formuar nga lojtarët që kanë luajtur në tre klubet më të mëdhenjtë në Spanjë: Real Madrid, Barcelona dhe Atletico Madrid.

Deri më tani, vetëm dy lojtarë i kanë veshur këto tri fanella. Ky është rasti i Bernd Schuster dhe Miquel Soler. Nëse marrëveshja mbyllet, Morata do të bëhet i treti.

Nga ana tjetër, kalimi i mundshëm i Moratas te Barcelona do të rriste statusin e tij si “futbollisti spanjoll që ka lëvizur më shumë para në transferime “.

Deri më tani, 205 milionë euro janë paguar për shërbimet e tij: 20 që pagoi Juventusi në vitin 2014, 30 që Real Madridi pagoi për ta rimarr në vitin 2016, 80 që pagoi Chelsea, 65 që pagoi Atletico Madrid dhe 10 tani që Juve ka paguar për huazimin e fundit.

Në total 205 milionë euro. Një shifër që mund të rritet edhe më shumë nëse përfundon në transferim te Barcelona.

Deri më sot, dy futbollistët që kanë lëvizur më shumë para në transferime gjatë karrierës së tyre janë Neymar (310 milionë euro) dhe Cristiano Ronaldo (230 milionë euro). /Telegrafi/