Telegrafi

Morata rrugës për t’u zyrtarizuar te Atletico Madridi

Zyrtarizimi i transferimit të Alvaro Moratas nga Chelsea te Atletico Madridi thuhet se është çështje orësh.

Gjatë javëve të fundit është përfolur shumë për nja largim të sulmuesit spanjoll drejt Atletico Madridit.

Si duket tani zërat po marrin formë dhe Morata së shpejti pritet të bëhet Los Colchoneros.

Lexo po ashtu Morata te Atletico Madridi, arrihet marrëveshja?

Sipas mediumit britanik Sky Sports, sulmuesi i Chelseat do të ketë teste mjekësore me Atletico Madridin të dielën.

 

Alvaro Morata (Getty Images)

Në anën tjetër, zyrtarizimi i tij si lojtar i ri i tyre pritet të ndodh më së largu të hënën.

Morata do të bashkohet me Atleticon në një huazim të thjeshtë gjashtë mujor, me klubin nga kryeqyteti spanjoll që ka mundësinë për të blerë sulmuesin në verë.

Lexo po ashtu Ramsey te Juve, Sanches te PSG, Paredes te Chelsea dhe shtatë transferimet e mundshme që mund të zyrtarizohen para mbylljes së afatit kalimtar të janarit

Ky transferim nuk është përshëndetur mirë nga tifozët e klubit, por lojtari pëlqehet nga menaxheri Diego Simeone.

Edhe trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri ka treguar se Morata ka kërkuar largimin nga Stamford Bridge. /Telegrafi/