Alvaro Morata pritet të largohet nga Juventusi në fund të sezonit dhe sipas raportimeve në Itali, Barcelona mund t’i ofrojë atij një mundësi transferimi në verë.
Juventusi shpenzoi 20 milionë euro për huazimin dy-vjeçar të sulmuesit, por gjigantët e Serie A nuk kanë gjasa ta bëjnë lëvizjen e tij të përhershme për 35 milionë euro tjera.
Prandaj, spanjolli pritet të kthehet te Atletico Madridi në fund të sezonit, duke e ditur se nuk është në planet e Diego Simeone.
Sipas Calciomercato.com, trajneri i Barcelonës, Xavi është një admirues i ish-lojtarit të Real Madridit dhe katalunasit mund t’i ofrojnë atij një rrugë shpëtimi në fund të sezonit.
Morata do ta mbyllë sezonin në Torino përpara se të marrë një vendim për klubin e tij të ardhshëm.
Il #Barcellona vuole #Morata! E’ una richiesta di #Xavi, la posizione della #Juve https://t.co/E5XLJAZN66 pic.twitter.com/tx3YFVTyw5
— calciomercato.com (@cmdotcom) December 30, 2021
Kjo është periudha e dytë e spanjollit në Torino. Ai fillimisht iu bashkua Juventusit në një transferim të përhershëm nga Real Madrid në vitin 2014, por Los Blancos aktivizuan një klauzolë blerjeje për ta kthyer atë në Bernabeu dy vjet më vonë.
Morata u kthye në Juventus në vitin 2020 në formë huazimi me një opsion blerjeje. Ai ka shënuar shtatë gola në 23 paraqitje këtë sezon. /Telegrafi/