Telegrafi

Morata: Nëse Hazard ka folur ashtu për Real Madridin, është për shkak se ashtu është realiteti

Eden Hazard është kthyer edhe një herë në kryetitujt e mediave duke pranuar ambicien e tij për të luajtur për Real Madridin.

Bashkëlojtari i tij te Chelsea që ka qenë te Reali, beson se Hazard ka folur hapur për mënyrën se si ai ndihet.

Morata aktualisht është në Madrid ku është grumbulluar me skuadrën spanjolle nga Luis Enrique.

“Nëse ai ka folur aq qartë, atëherë ka ndodhur sepse është realiteti”.

“Ne kemi thënë se nuk është ky rasti kur ai dëshiron të largohet nga Cherlsea, por më shumë që Reali të lëvizë për të. Ai nuk do të ishte problem”.

“Situata është se ai ka marrëdhënie të mirë me klubin dhe se ai është i lumtur e nuk është si në rastet tjera kur dikush dëshiron të largohet me çdo kusht nga klubi”, potencoi Morata.

Eden Hazard nuk është hera e parë që ka pranuar publikisht se dëshiron klubin mbretëror, për çka u kritikua nga tifozët e Chelseat. /Telegrafi/