Telegrafi

Morata në bisedime me Chelsean

Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata është në bisedime me Chelsean, por ka mosmarrëveshje mbi pagën e tij të ardhshme.

Bianconerët ende argëtojnë shpresa për të mbajtur spanjollin, edhe pse Real Madrid janë duke planifikuar për blerjen e tij me një çmim prej 30 milionë euro dhe shitjen e tij në tjetër klub me një çmim shumë më të lartë.

Sipas La Gazzetta dello Sport, destinacioni më i mundshëm është Chelsea, të cilët janë duke ofruar plot 60 milionë për futbollistin.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Familja Morata besohet të ketë qenë në kontakt me klubin e Ligës Premier dhe bisedimet janë aktualisht në një bllokadë të vogël. Kjo pasi, Blutë janë duke ofruar 6 milionë euro në vit për lojtarin, ndërsa shoqëruesit e tij janë duke kërkuar 7.5 milionë.

Këto kërkesa bëjnë atë që mos të rrijë në Juventus, pasi lojtarët më të paguar janë Paul Pogba dhe Gianluigi Buffon me nga 6 milionë në vit. /Telegrafi/