Telegrafi

Morata mund të rikthehet në Itali, Conte e dëshiron te Interi

Alvaro Morata. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Alvaro Morata ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij.

Sulmuesi spanjoll është i huazuar te Atletico Madrid nga Chelsea, por klubi madrilen ende nuk ka vendosur për të.

Atletico ende është në dyshim nëse do ta aktivizojë klauzolën e blerjes së lojtarit ose jo.

Por këtë gjë po mundohet ta shfrytëzojë Interi që është futur fuqishëm në garë për sulmuesin spanjoll.

Drejtimin e klubit zikaltër e ka marrë trajneri Antonio Conte që ka punuar me Moratan si në Juventus ashtu edhe në Chelsea.

Alvaro Morata dhe Antonio Conte. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Conte ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e Moratas qysh në verë pasi e sheh si sulmuesin kryesor të skuadrës.

Interi është gati të ofrojë rreth 55 milionë euro në drejtim të Chelseat për reprezentuesin spanjoll. /Telegrafi/