Telegrafi

Morata kryen me sukses testet mjekësore te Atletico Madridi

Alvaro Morata është shumë afër zyrtarizimit si lojtari më i ri i skuadrës spanjolle, Atletico Madrid.

Sulmuesi spanjoll është gati të fillojë aventurën e tij të re si lojtari i Los Colchoneros.

Kjo pasi Morata tashmë ka kaluar me sukses testet mjekësore në Klinikën Universitare të Navarrës.

Lexo po ashtu Morata rrugës për t'u zyrtarizuar te Atletico Madridi

Sot (e diel) gjatë ditës apo gjashtë të hënës pritet të vjen edhe zyrtarizimi dhe prezantimi i lojtarit me fanellën e Atleticos.

Kjo do të jetë hera e dytë e Moratas si lojtar i Atleticos, pasi ka luajtur për klubin madrilen si fëmijë.

“Gjithçka shkoi mirë, falë Zotit”, ka thënë Morata pas përfundimit të testeve mjekësore.

Lexo po ashtu Ramsey te Juve, Sanches te PSG, Paredes te Chelsea dhe shtatë transferimet e mundshme që mund të zyrtarizohen para mbylljes së afatit kalimtar të janarit

Në fakt, 26-vjeçari mund të marrë pjesë edhe në sesionin e tij të parë të trajnimit gjatë ditës së sotme, pasi Diego Simeone do të ishte në gjendje të shihte se në çfarë gjendje gjendet lojtari.

Edhe Morata do të kishte një mundësi për të takuar shokët e tij të ri të ekipit, ndonëse disa prej tyre tashmë i njeh shkaku i kombëtares së Spanjës. /Telegrafi/