Afati kalimtar i verës do të jetë mjaft i nxehtë këtë vit.
Një ndër lojtarët që do të përfolet rreth të ardhmes është edhe Alvaro Morata.
Ky i fundit sipas medieve spanjolle dëshiron të rikthehet në Serie A, por këtë herë te Milani, transmeton Telegrafi.
E gjithë pasi që reprezentuesi spanjoll nuk dëshiron të jetë sërish rezervist pasi që nuk po i jep minutazh sa duhet trajneri Zinedine Zidane.
Sulmuesi kishte pasur formë të mire te Juventusi me ç’rast kishte bindur mbretërit e Real Madrid që ta kthejnë. /Telegrafi/