Telegrafi

Morata: Juventusi shtëpia ime

Alvaro Morata ka thënë se ndjehet si në shtëpi te Juventusi.

Sulmuesi spanjoll i është bashkuar Bianconerëve në vitin 2014, por Real Madrid ka të drejtë ta rikthej për 30 milionë euro, apo 35 milionë vitin e ardhshëm.

Është folur shumë për një rikthim të tij te Los Merengues, por lojtari thotë se ndjehet mirë në Serie A te Juventusi.

“Jam shumë i qetë, pasi kam kontratë me Juventusin dhe ndjehem si në shtëpi aty”

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

“Në këto momente i takoj Juventusit derisa dikush të më thotë diçka tjetër. Tani po mendoj për Kampionatin Evropian pasi është një turne i rëndësishëm për mua dhe për lojtarët e skuadrës”, ka thënë Morata.  /Telegrafi/