Telegrafi

Morata iu është nënshtruar testeve mjekësore te Juventusi

(Foto: Twitter/JuventusFC)

Juventusi ka konfirmuar se Alvaro Morata iu është nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme mjekësore në at J|Medical.

Sulmuesi spanjoll pritet ta zyrtarizojë gjatë ditës së sotme (e martë) transferimin te Zonja e Vjetër në formë huazimi nga Atletico Madridi.

Bianconerët do të paguajnë 10 milionë euro për huazimin dhe 45 milionë të tjera në rast se vendosin ta blejnë në fund të sezonit.

Lexo po ashtu Morata ndodhet në Torino, në pritje të zyrtarizimit te Juventusi

Njëherësh, Juve e ka opsionin që t’ia zgjatë edhe për një vit tjetër huazimin dhe pastaj ta blejë në vitin 2022.

Kjo është hera e dytë që Morata vjen te kampioni i Serie A, ku ka luajtur gjatë viteve 2014-2016 në forma huazimi nga Real Madridi. /Telegrafi/