Telegrafi

Morata gjithmonë e më afër Chelseat

Alvaro Morata është gjithmonë e më larg Milanit dhe më afër Chelseat.

Sipas Sky Sport, klubi italian nuk ka arritur ta bind Real Madridin dhe lojtarin spanjoll.

Por, është Chelsea ajo që ka plotësuar gjithë kushtet e Los Blancos dhe ish-sulmuesit të Juventusit.

Stamford Bridge sipas eksperteve të tregut të transferimeve është destinacioni më real për Moratan.

Çmimi i lojtarit është rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/