Site icon Telegrafi

Morata i gatshëm të kalojë te Milani, por Chelsea kërkon shumë  

Alvaro Morata (Getty Images)

Mediumit i njohur italian, Sky Italia raporton se Alvaro Morata do të pranonte një kalim te Milani, por Chelsea kërkon rreth 65-70 milionë euro.

Rossonerët janë të etur për të nënshkruar me një sulmues të nivelit të lartë këtë afat kalimtar të verës.

Morata është në listë si më i kërkuari, ndërsa Rossonerët gjithashtu janë lidhur edhe me Gonzalo Higuainin e Juventusit.

Lexo po ashtu Higuain e Morata mund t'i bashkohen Milanit

Eksperti italian i transferimeve, Gianluca Di Marzio, ka raportuar në Sky se menaxher i ri i Rossonerëve, Leonardo, ka kontaktuar me entuziazëm Moratan.

Morata është sulmuesi që pëlqehet nga Rossonerët (Getty Images)

Ish-sulmuesi i Juventusit është i gatshëm të kthehet në Itali dhe do të pranonte këtë lëvizje, por çmimi i tij mund të jetë problem.

Blutë e Londrës do të duhej të ulin çmimin e kërkuar prej 65-70 milionë euro për të finalizuar këtë transferim.

Lexo po ashtu Milani i ofron kontratë katërvjeçare Higuainit

Higuain mbetet një opsion, ndërsa Radamel Falcao i Monacos mbetet si emër i tretë në listën e ngushtë të dëshirave.

Leonardo ka qenë në kontakt me Atletico Madridin për Nikola Kalinic, me sulmuesin kroat që është afër të largohet pas një viti në San Siro. /Telegrafi/

Exit mobile version