Alvaro Morata ka argumentuar se Juventusi është njëri nga favoritët në Ligën e Kampionëve dhe shpreson të shmangë ish-klubin e tij nëse Atletico Madrid kalon tutje.
Atletico dhe Juventusi kaluan së bashku përmes Grupit D këtë vit, me Juventusin si fitues i grupit pas një fitoreje dhe një barazimi kundër Los Rojiblancos.
Pas fitores 1-0 ndaj Liverpoolit të martën në mbrëmje, ish-lojtari i Juves, Morata ishte përqendruar në përfundimin e detyrës në ndeshjen e dytë, por pranoi se do të dëshironte të shmangte një takim tjetër me Zonjën e Vjetër.
“Mendoj se Liverpooli dhe Juve janë më të mirët”, ka thënë fillimisht Morata për Sky Sport Italia.
“Unë preferoj të mos i takoj ata [Juventusin] përsëri në Ligën e Kampionëve”.
“Mendoj se Bianconerët, Liverpooli dhe Paris Saint-Germain janë favoritët. Por, asgjë nuk është e sigurt në Ligën e Kampionëve”, përfundoi sulmuesi.
Ndeshja e kthimit të Atletico kundër Liverpoolit do të luhet në 11 mars, ndërsa Juventusi luan ndeshjen e parë kundër Lyonit të mërkurën e ardhshme. /Telegrafi/