Pasi lajmi që Zlatan Ibrahmovic do të lirohet nga Manchester Unitedi, menjëherë kanë filluar aludimet se kush do të jetë pasardhës i suedezit te Djajtë e Kuq.
Këtë herë duket se do të jenë dy, sipas Independent klubi anglez ka shndërruar në objektiv kryesor dyshen Andrea Belotti dhe Alvaro Morata.
Italiani ka shkëlqyer me Torinon në Serie A, duke u kërkuar kështu me ngulm nga trajneri Jose Mourinho.
Se bashku me Belottin pritet të vijë edhe Morata, sulmuesi spanjoll tashmë e ka treguar vetën, me pak minuta në fushë ai bën shumë.
Dyshja pritet t’i kushtojë Man Utd rreth 100 milionë euro. /Telegrafi/