Site icon Telegrafi

“Mora fjalë” – ‘himni’ i Shqipërisë në EURO 2024: Lojtarët e kënduan sërish së bashku me tifozët me shumë emocione

Shqipëria ka shënuar fitore ndaj Çekisë me rezultat 3-0 në ndeshjen eliminatore për Euro 2024.

Jasir Asani shënoi golin e parë, ndërsa në pjesën e dytë shënoi dy herë Taulant Seferi për fitoren e kuqezinjve.

Kjo fitore i afron kuqezinjtë me EURO 2024, ku në dy ndeshjet e mbetur mund t’i kryejë punë edhe një barazim.

Pas ndeshjes festa ishte e madhe dhe lojtarët kënduan sërish së bashku këngën” Mora fjalë”, që i kushtohet komandantit legjendar Adem Jashari.

Emocionet ishin të mëdha dhe lojtarët morën edhe plisat dhe i vunë në kokë gjatë këndimit.

Kjo këngë është kthyer në ‘himn’ të ekipit dhe tifozëve dhe duket se do të jetë edhe në Euro 2024. /Telegrafi/

Exit mobile version