Site icon Telegrafi

Moore, Butler e Mirren, nderohen në Gjermani (Foto)

Aktorët e famshëm, Julianne Moore dhe Gerard Butler, kanë marrë pjesë në ceremoninë e 51 vjetorit të ndarjes së çmimit “Goldene Kamera”, e cila është mbajtur në Hamburg të Gjermanisë.

Me paraqitjen e tyre në tepihun e kuq, ata kanë tërhequr vëmendjen e të gjithë të pranishmëve pasi që te të dy vihej re ngjyra e zezë e rrobave. Moore ishte veshur me fustan të gjatë të zi, ndërsa Butler me kostum po ashtu ngjyrë të zezë, transmeton Koha.net.

55-vjeçarja dhe 46-vjeçari, në këtë ceremoni fituan çmimet Aktorja më e mirë ndërkombëtare, respektivisht Aktori më i mirë ndërkombëtar.

Duarthatë nuk doli nga kjo ngjarje as aktorja legjendare, 70-vjeçarja Helen Mirren, e cila u ngjit në podium për të pranuar çmimin e Veprimtarisë Jetësore Ndërkombëtare.

Exit mobile version