Telegrafi

Montella, zëvendësues i Allegrit te Juventusi?

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella është një opsion për stolin e Juventusit nëse Max Allegri largohet, pohon gazeta Corriere della Sera.

Allegri ka shtyrë të gjithë flasim për të ardhmen e tij deri në fund të sezonit aktual, por vazhdon të jetë i lidhur me punë në Arsenal, Paris Saint-Germain dhe madje edhe te Barcelona.

Disa emra janë përmendur si zëvendësues të mundshëm në Torino, duke përfshirë Luciano Spallettin e Romës, Marco Giampaolo e Sampdorias dhe atë të Atalantas, Gian Piero Gasperini.

Tani gazeta Corriere della Sera sugjeron se Montella është shtuar në listën e dëshirave te Juve, pasi ka impresionuar me punën e tij në Milan këtë sezon, përcjell Telegrafi.

I njohuri si “L’Aeroplanino” filloi karrierën e tij të menaxhimit në akademinë e të rinjve të Romës dhe u promovua si menaxher kujdestar në shkurt të 2011.

Montella vazhdoi me punën e trajnerin në Catania, Fiorentina, Sampdoria dhe iu bashkua Milanit këtë sezon.

Rossonerët janë në mes të ndërrimit të pronësisë, dhe Montella pranoi në konferencën e tij për shtyp dje se e ardhmja e tij është në ajër.

“Ne do të duhet të shohim se çfarë ata duan të bëjnë me mua”, ka deklaruar trajneri italian. /Telegrafi/