Site icon Telegrafi

Montella: Kalinic më pëlqen, është një mundësi

Sulmuesi i Fiorentinës, Nikola Kalnic, ka befasuar të gjithë me fjalët duke kërkuar kalimin te Milani.

Për këtë edhe ka folur edhe trajneri i kuqezinjve, Vincenzo Montella, i cili ka thënë se pëlqen shumë profilin e kroatit.

“Është një lojtar që më pëlqen mua dhe shoqërisë. Ka shumë mundësi që jemi duke marrë konsideratë”.

“Ishte mirë për dëgjuar fjalët e Kalinic, më të vërtetë i vlerësoi. Më vjen keq për Fiorentinën, por janë gjëra që kuptohen në tregun e transferimeve. Është një mundësi”, ka thënë Montella.

Çmimi i 29-vjeçarit është rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version