Telegrafi

Montella dëshiron Cuadradon

Juan Cuadrado është objektivi primar i Vincenzo Montellas për afatin kalimtar veror.

Trajneri i Milanit po kërkon përforcime për sezonin e ri dhe insiston për blerjen e anësorit të gjithanshëm kolumbian.

Skuadra e ‘Djallit’ do të tentojë ta marrë ish-futbollistin e Fiorentinas në formë huazimi me të drejtë blerjen përfundimtare në fund të sezonit .

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet

Për këtë opsion edhe Chelsea që zotëron kartonin e 28-vjeçarit ka dhënë miratimin për shitjen e futbollistit, pasi ka të tjerë objektiva në merkato.

Trajneri italian dhe mesfushori kolumbian njihen mirë, pasi kanë punuar së bashku te skuadra italiane, Fiorentina. /Telegrafi/