Allan Abbott dhe Ron Hast ishin dy punëtorë në një shtëpi funeralesh. Ata e nisën punën duke transportuar të ekzekutuarit nga burgu i “San Quentin State Prison”. Por më pas ata nisën të punonin në Hollywood. Sipas një shkrimi të Daily Mail, ata thirreshin kur vdiste ndonjë person i famshëm.
Ishin pikërisht këta dy persona që u morrin me trupat e Clark Gable dhe Natalie Wood apo që futën në limuzinë Kennedy dhe Liz Taylor. Sipas gazetës, ishin ata që përgatitën për varrim trupin e Marilyn Monroe.
Ata u thirrën në komisariatin e policisë së Los Angeles në mëngjesin e 5 gushtit të 1962. Ajo humbi jetën nga një mbidozë. Mjekut i ishin dashur tre orë të këqyrte trupin. Ai kishte gjetur vrima gjilpëre në sqetulla, në hundë, në gjuhë, nëpër gishta madje edhe në gjenitale, transmeton lapsi.a;.
“Kur ngritëm çarçafin për ta parë nuk mund t’u besonim syve që behej fjalë për trupin e Marilyn Monroe. Dukej si një plakë që nuk ishte kujdesur për veten. Nuk njihej. Flokët i kishte të palyera për një kohë të gjatë. Nuk i kishte depiluar këmbët, ndoshta prej një jave dhe nuk kishte bërë prej kohësh manikyr apo pedikyr dhe buzët i kishte të plasura”.
“Ishte e dhimbshme ta shihje në atë gjendje. Monroe nuk vishte mbathje. Nuk gjetëm as në shtëpi. Një ndihmës i saj më dha një palë sutiena të mbushura pasi gjoksi i saj ishte tmerrësisht i rrudhur. Si një plakë. Kjo edhe për shkak të autopsisë”, ka rrëfyer Alan Abbott.