Telegrafi

Monika paralajmëron këngën “Mbesa e boksierit”, kushtuar babait të saj Azizi Salihu dhe të bijës

Këngëtarja e njohur, Monika Salihu iu bashkua shtëpisë së famshme të Big Brother VIP Kosova në edicionin e tij të dytë.

Vajza e boksierit shqiptar, Azizi Saliu këto ditë brenda BBVK ka folur edhe për planet e karrierës pas përfundimit të rrugëtimit në ‘reality-show’.

Në një bisedë me Albyn, Monika ka zbuluar se pas daljes nga shtëpia e famshme po planifikon që të finalizoj një këngë të re dedikuar babait të saj, e që do të ishte një dhuratë edhe për të bijën e këngëtares.

Foto: Arkiv

Ajo tha se dëshiron t’ia kushtojë një këngë babait dhe vajzës e me titullin “Mbesa e boksierit”, që do të ishte kujtimi më i bukur për ta.

Kujtojmë që këngëtarja 20 vjet më parë i kishte kushtuar Azizit këngën “Vajza e boksierit”, që akoma mbetet ndër projekte e saj më të veçanta. /Telegrafi/