Site icon Telegrafi

Monika Lubonja i kundërpërgjigjet Luizit: Unë dhe ti do të kishim thyer rekord për sinqeritetin që kemi

Këngëtari Luiz Ejlli tash e sa javë është kthyer ndër personat më të komentuar në media rozë.

Hyrja e tij në Big Brother VIP Albania ka bërë që ai të jetë në qendër të vëmendjes për shkak të debateve që ndez me banorët, ngacmimet dhe batuat me të cilat ka bërë për vete shumë fansa.

Por, përveç që ka ngacmuar banorët që janë aktualisht në shtëpinë e BBVA, Luizi nuk ka hezituar që t’i thumbojë edhe ata që ishin pjesë e shtëpisë së famshme vitin e kaluar.

Foto: Monika Lubonja/Instagram

“Femrën ideale, a e di si e doja, e doja inteligjente si Beatrix, besnike si Donaldi, të sinqertë si Monika dhe të drejtpërdrejtë si Arjola”, tha Luizi pak ditë më parë.

Kjo deklaratë e tij ka bërë që disa prej të lartpërmendurve të reagojnë, pas Beatrixes, këtë e ka bërë edhe aktorja Monika Lubonja.

Lexo po ashtu Erdhi një dron nga Kosova për të dhe Kiarën, Luizi: Dasmën do ta bëjmë në Prishtinë

Monika ia ktheu irnonin Luizit në të njëjtën mënyrë duke thënë se edhe ai është i sinqertë si ajo.

“Sot iu ka ardhur fundi pyetjeve tuaja që më bëni, Monika pse ti nuk ke një shok, pse nuk ke një partner, ti je kaq e mirë, ju falënderoj për këto, por unë sot kam gjetur atë që kam kërkuar tërë kohën, më në fund gjeta bashkëpunëtorin që do të na udhëheq në këto cilësi që i ka vetëm ai, inteligjent, njeri që bashkëpunon, njeri që është I drejtpërdrejt dhe mbi të gjitha ajo çka u përputhë me mua shumë, ajo çka mua më bëri për vete është se unë më në fund gjeta njeriun e sinqertë, me të vërtetë Luiz sikur ne të dy të ishim në Big Brother VIP do të kishim thyer çdo rekord bashkë për sinqeritetin që kemi, dua të të uroj fitore dhe mezi po pres të takoj njeriun e ëndrrave të mia për sinqeritetin që ke. Fitore, të dua shumë, me ty Luizin”, ka thënë Monika.

Kujtojmë që Monika ishte ndër banoret më të komentuara të edicioni të parë të Big Brother VIP Albania, por që nuk arriti në finale. /Telegrafi/

Exit mobile version