Institucioni mikrofinanciar Monego ka përuruar objektin e ri, i cili ka një hapësirë të rrallë dhe pamje impozante, duke ofruar një ambient modern, relaksues dhe rekreativ për punëtorët.
Karakteristikë e këtij institucioni mikrofinanciar është se mbi 70 për qind të të punësuarve janë femra, më një moshë mesatare prej 24,7 vjeç.
Drejtori i Monego-s, Egzon Halili në prezencë të shumë mysafirëve ka prezantuar një varg të arriturash të këtij institucioni, duke vënë theksin në atë se në një hark kohor prej vetëm 16 muajve janë hapur 32 degë në tërë territorin e Kosovës.
Ai ka thënë se ata vazhdimisht janë afër klientëve, përmes buzëqeshjes dhe shërbimit të tyre profesional.
“Në të gjitha degët tona mund ta vëreni se ka standardizim të punës dhe një ambient mirëseardhës për të gjithë. Çdo herë klientëve iu drejtohemi në gjuhën e tyre, duke ofruar për ta zgjidhjet me të mira”, ka shtuar Halili.
Sipas tij, institucioni mikrofinanciar Monego, ndër parimet kryesore të veprimit të saj, e ka ndihmën dhe kujdesin ndaj komunitetit, duke realizuar aktivitete të ndryshme.
Halili ka theksuar se ata në kuadër të planifikimeve të tyre në të ardhmen, synojnë ta shtyjnë përpara inovacionin në teknologji dhe në start up.
Ajo që ka bërë bujë nga Monego është se karakterizohemi nga një staf energjik, pasionantë, të cilët e mbrojnë këtë institucion dhe e konsidërojnë si pjesë të familjes.
“Mbi të gjitha, segmentet me të nënvlerësuara në shoqëri, rininë dhe femrat i kemi bërë pjesë të stafit tonë të punonjësve, duke bërë kështu që mbi 70 për qind të të punësuarëve të jenë femra, më një mesatare prej 24,7 vjeç”, ka shtuar Halili.
Ai ka thënë se ambienti i ngrohtë, promovimi i jetës së shëndetëshme, me ofrimin e kuzhinës që ofron ushqime të shëndetshme, pjesët relaksuese, rekreative dhe hapësirat socializuese.
“Suksesi i Monego-s qëndron në zhvillimin profesional dhe personal të stafit, të cilët janë energjikë dhe pasionantë në punë”, ka theksuar Halili. /Telegrafi/