Interi duket se është shumë afër që të shpëtojë nga Joao Mario, pasi ka zgjuar interesimin e Monacos.
Nerazzurët janë të gatshëm që ta shesin mesfushorin portugez, mirëpo kanë kërkuar nga francezët që të paguajnë 25 milionë euro për kartonin e lojtarit.
Sipas FCInter1908, klubi nga Ligue 1 po negocion me skuadrën italiane për mundësinë e uljes së çmimin në 20 milionë euro.
Mario arriti në Giuseppe Meazza në verën e vitit 2016, derisa ka bërë 69 paraqitje në Serie A, e që ishte i huazuar te West Hami në sezonin e kaluar, për t’i bërë kështu 14 paraqitje.
Monaco thuhet se është shumë i interesuar në shërbimet e portugezit, e që me gjasë transferimi mund të mbyllet në shumë e 20 milionë eurove. /Telegrafi/