Telegrafi

Monaco rivalizon PSG-në, kanë gati ofertën e ‘çmendur’ për Sanchezin

Skuadra franceze, Monaco është rreshtuar pas skuadrave tjera të mëdha që po kërkojnë shërbimet e sulmuesit të Arsenalit, Alexis Sanchez.

Sipas The Sun, Monaco është gati për të provuar vendosmërinë e Arsenalit duke bërë një ofertë prej 45 milionë funtesh për Sanchezin ‘e humbur’.

Lexo po ashtu Sanchez kërkon pagë ‘sheiku’ te PSG, City shpreson t’i refuzohet e ta transferojnë vetë atë

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka insistuar se pret që ylli kilian edhe pse është në vitin e fundit të kontratës nuk do të shitet nga Topçinjtë.

Por, Monaco do të kërkojë t’i ofrojë trajnerit francez një mënyrë për të shmangur humbjen e Sanchezin për asgjë verën e ardhshme.

Lexo po ashtu Sanchez puth logon e Arsenalit, Wenger thotë se nuk largohet (Video)

Skuadra franceze do të përdorë edhe interesin e Wengerit në mesfushorin Thomas Lemar për t’u përpjekur të tundojë shefin e skuadrës nga Emirates që të ndërroj mendimin rreth qëndrimit të Sanchezit.

Monaco ka fituar gati 150 milionë funte nga transferimet këtë verë, me shitjet e Bernardo Silvas dhe Benjamin Mendy te Manchester City dhe Tiemoue Bakayokos te Chelseat. /Telegrafi/