Monaco i është bashkuar garës për të nënshkruar me mbrojtësin e Barcelonës, Jean-Clair Todibo në afatin kalimtar të janarit.
19-vjeçari është duke u vlerësuar shumë në komunitetin e futbollit dhe është lidhur me një largim nga skuadra katalunase për shkak të mungesës së kohës së lojës.
Ka pasur raporte me interes për To
Sipas mediumit italian Calciomercato, Monaco gjithashtu i është bashkuar garës për të nënshkruar me Reprezentuesin e Francës U-21.
Klubi nga Ligue 1 kërkon të forcojë vijën mbrojtëse për pjesën tjetër të sezonit dhe janë të gatshëm të bëjnë një veprim për të në afatin e janarit.
Todibo i është bashkuar Barcelonës nga klubi francez, Toulouse, në verën e vitit 2019 për një tarifë transferimi të raportuar prej vetëm një milionë euro. /Telegrafi/