Telegrafi

Monaco ia mësynë Interit – kërkohen Joa Mario, Miranda e Dalbert për 45 milionë euro

Monaco ka vendosur të bëjë ‘shopping’ në Milano këtë verë, teksa si objektiv ia ka vënë vetës tre futbollistë të Interit.

Drejtuesit e klubit francez kanë shprehur interes për mesfushorin portugez Joao Mario dhe mbrojtësit brazilianë Dalbert dhe Miranda.

Që të tre që nuk bëjnë pjesë në planet e Antonio Contes, trajnerit të ri të Interit.

Francezët janë të gatshëm që të ofrojnë 45 milionë euro në total për të tre lojtarët.

Joao Mario dhe Dalbert janë të gatshëm që të largohen drejt Monacos, ndërsa situata e brazilianit Miranda mbetet ende pezull.

Lojtari është ende në pushim dhe në deklaratat e mëparshme kishte thënë se nuk e mendon largimin nga Interi. /Telegrafi/