Telegrafi

Monaco dëshiron Moise Kean si zëvendësues të Keitas

Moise Kean duke festuar golin ndaj Bolognas (Foto: Getty Images)

Pas shitjes së Keita Balde te Interi, Monaco ka shfaqur interesim për talentin e Juventusit, Moise Kean.

Klubi nga Ligue 1 të hënën zyrtarizoi rikthimin e Keitas në Serie A në formë të huazimit me të drejt blerje.

Sipas Sky Italia ata menjëherë kanë filluar të mendojnë për zëvendësimin e 23-vjeçari.

Lexo po ashtu Emocionuese, vëllai i Moise Kean nuk i mban dot lotët kur futbollisti debuton me Juventusin (Video)

Lojtari që ata duan është sulmuesi 18 vjeçar i Zonjës së Vjetër, Kean. Ai është lojtari i parë që ka lindur pas vitit 2000 e që ka arritur të shënojë gol në top pesë ligat evropiane.

Monaco njihet si klub që i pëlqen të blejë lojtarë të rinj të talentuar, sezonin e kaluar kishte blerë edhe sensacionin italian, Pietro Pellegrini.

Moise Kean gjatë ndeshjes mes Hellas Veronas dhe Fiorentinas (Foto: Getty Images)

Afati kalimtar në Francë nuk përfundon me 31 gusht, kështu që ende kanë kohë.

Kean në sezonin e fundit ishte i huazuar te Hellas Verona ku në 19 ndeshje në Serie A shënoi katër gola. /Telegrafi/