Pas shitjes së Keita Balde te Interi, Monaco ka shfaqur interesim për talentin e Juventusit, Moise Kean.
Klubi nga Ligue 1 të hënën zyrtarizoi rikthimin e Keitas në Serie A në formë të huazimit me të drejt blerje.
Sipas Sky Italia ata menjëherë kanë filluar të mendojnë për zëvendësimin e 23-vjeçari.
Lojtari që ata duan është sulmuesi 18 vjeçar i Zonjës së Vjetër, Kean. Ai është lojtari i parë që ka lindur pas vitit 2000 e që ka arritur të shënojë gol në top pesë ligat evropiane.
Monaco njihet si klub që i pëlqen të blejë lojtarë të rinj të talentuar, sezonin e kaluar kishte blerë edhe sensacionin italian, Pietro Pellegrini.
Afati kalimtar në Francë nuk përfundon me 31 gusht, kështu që ende kanë kohë.
Kean në sezonin e fundit ishte i huazuar te Hellas Verona ku në 19 ndeshje në Serie A shënoi katër gola. /Telegrafi/