Site icon Telegrafi

Momenti i të shtënave në Moskë, askush nuk e dinte çfarë po ndodhte – kalimtarët filluan të vrapojnë kur dëgjuan krismat e pushkës

Tre persona janë vrarë sot nga të shtënat me armë që kanë ndodhur para selisë së FSB-së ruse në qendër të Moskës, kur një sulmues i panjohur hapi zjarr me kallashnikov.

Të shtënat kanë ndodhur në sheshin Lybianka që gjendet vetëm 10 minuta ecje nga Kremlini dhe Sheshi i Kuq, transmeton Telegrafi.

https://www.youtube.com/watch?v=IXkNBT5yJ8E&feature=emb_title

Ekipet e deminimit kanë gjetur granatë dhe një çantë me pajisje të dyshimta. E fillimisht kalimtarët e rastit as që e kishin idenë se çfarë po ndodhte, kur filluan të shtënat, vrapuan nga të gjitha anët që t’i shpëtojnë më të keqes.

Lexo po ashtu Sulm me armë para ndërtesës së Shërbimit Sekret në Moskë, tre të vrarë

Megjithatë, aty u shfaqën shpejt njësi të shumta të policisë, e në internet janë shfaqur videot që tregojnë burrat e veshur në të zeza duke vrapuar nëpër rrugë të armatosur deri në dhëmbë.

Madje në prapavijë dëgjohen të shtënat, kurse kalimtarët bëjnë të pamundurën që të strehohen pas veturave e objekteve të forta që nuk i përshkon plumbi.

Sipas raporteve të fundit, është vrarë sulmuesi që kishte shtënë me armë në ndërtesën e FSB-së, kurse identiteti i tij nuk është konfirmuar ende. /Telegrafi/

 

Exit mobile version