Telegrafi

Momenti i sikletshëm kur Tayna rrëzohet në skenë gjatë koncertit

Foto: Tayna/Instagram

Reperja e njohur e estradës, Tayna, ka mbajtur së fundmi koncertin e saj të radhës në Gjermani.

Teksa ka argëtuar fansat me interpretimin e këngëve të saj shumë të pëlqyera, pati një moment të sikletshëm gjatë performancës së saj.

Ishte ky një moment kur reperja nga Prizreni humbi baraspeshimin dhe aksidentalisht u rrëzua në mes të skenës.

Momenti është xhiruar nga fansat dhe hedhur në internet, teksa vet 23-vjeçarja duket ta ketë marrë me sportivitet këtë moment të sikletshëm.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Sigurimi duket të jetë afruar me shpejtësi për ta ndihmuar atë të ngrihet, por që vet reperja e mbuloi me zgjuarsi këtë rrëshqitje, duke e prezantuar si pjesë të performancës së saj.

Tayna përndryshe vazhdon ende të shijojë suksesin e bashkëpunimit të saj më të fundit me Mozzik, “Edhe ti”, këngë kjo e cila ka arritur shifrën e afro 20 milionë klikimeve në YouTube. /Telegrafi/