Në Moskë të Rusisë, një shofer ka fjetur mbi timon, teksa ishte duke e drejtuar autobusin nëpër qendër të qytetit.
Autobusi është ndeshur për një shtyllë të ndriçimit, pasi shoferi i fjetur e humbi kontrollin dhe doli nga rruga, transmeton Telegrafi.
Për pasojë, shumë udhëtarë janë rrëzuar prej karrigeve, ndërsa njëri prej tyre ka rënë keq dhe e ka thyer shpinën.
Për fat të mirë, autobusi nuk e ka shkelur ndonjë kalimtar në kohën sa ka lëvizur pa kontroll. /Telegrafi/